Aktualitet

Kush është picajoli që kreu sulmin me thikë në xhami! Babai rrëfen konvertimin dhe udhëtimin e çuditshëm në Maqedoninë e Veriut

Kush është picajoli që kreu sulmin me thikë në xhami!

Që nga mbiemri Nikolli sulmuesi me thikë në xhaminë tek Rruga e Kavajës kuptohet që i përket fesë katolike. Në fakt ai është një i konvettuar në fenë myslimane siç rrëfen i ati Niko Nikolli për mediat.

Kush eshtë picajoli që la fenë katolike dhe u bë mysliman, dhe udhëtimi i çuditshëm në Maqedoni që e çoi në depresion. Kë takoi? Pse ndryshoi papritur djali më i mirë i familjes? Rrëfimi i babait për autorin e sulmit me thikë sot në xhaminë tek Rruga e Kavajës në Tiranë.

Kush është picajoli që kreu sulmin me thikë në xhami!

Niko Nikolli:

Nga Rinasi e kanë kthyer pas. Djali ka qenë në rregull. E kanë përmendur e pyetur: a ke qenë në Maqedoni?
Po i ka thënë djali. Nuk ka qenë në gjendje se qysh e si. E kanë pyetur se çfarë date ka ikur apo ka ardhur, por djali e ka harruar për momentin. Do ikte për Itali. Rinasi e kthehu dhe që aty çuni ka shkalluar. Ka ikur nga truri.

Gjatë kohës që ishte i qetë, e kam pyetur; o bir pse je kaq i kaq i irrituar, më tha; babai më ndjekin njerëzit nga mbrapa. Më ndjekin. Se kush janë ata njerëz që më ndjekin se di. Tha; unë e di se do më vrasin, do më zhdukin. E ndjej. Tani ai ose e ka nga sëmundja, ose tamam e ndjekin. Se di. Kurrë unë rri i qetë me të, ai këtë llaf më ka thënë.

Ai u çonte natën disa herë. Unë mendoj se ka pasur kërcënime. E kanë ndjekur njerëzit. Unë i kam thënë; nëse ke borxhe, ti paguan mami, sa lekë të jenë. Ai më ka thënë; më ndjekin shumë njerëz nga pas. E largova nga shtëpia tek stadiumi ‘Qemal Stafa’ i gjeta një tjetër me qira. Gjasme sikur ishte vend i keq që e ndiqnin njerëzit.

E pyeta; a të ndjek kush më? Ai më tha; vazhdojnë të më ndjekin po ata persona. Edhe ai tek ajo xhamia tek Rruga e Kavajës, rrallë herë ka shkuar me u fal. Ai u pat larguar prej xhamisë tek rruga e Kavajës, shkonte në xhami tjetër. I pata thënë, mos ik or bab në xhami. Meqë e sheh se nuk të duan njerëzit aty, se të thonë; je kaur e do me na prish. Këtë punën e xhamisë e ka vazhduar që në shkollë të mesme, të falmën që në shkollë të mesme. Kam parë njerëz që i kanë ardhur çunit tim afër, ishin nga Peshkopia. E njoh atë djalin dhe i kam shkuar dhe i kam thënë; mos të shoh më tek çuni im. Disa njerëz vinin pas çunit, nga Peshkopia. Çuni është i degrauduar, ose e ka nga stresi që e kanë kthyer në Rinas. Ka 6 fëmijë, i kam rritur me shumë halle. Jam katolik. Kur erdhi kjo koha e demokracisë, një hoxhë që rrinte këtu i merrte fëmijët dhe tentonte t’i kthente fëmijët në myslimanë. Më pas nisi djali duke u falur. Unë i thoja; robt kanë qenë katolik, kurse ti bëj ç'të duash. Ai m'u mor me xhami.

Vazhdoi shkollën për Frëngjisht në Tiranë. Bëri një dy vite por s'i mbaroi të gjitha. U merrte me pica, se nuk kisha shumë të ardhura.

Erdhi këtu, më mori lekët që kisha unë dhe hapi një biznes në Peshkopi. Ndihmonte dhe lloj lloj robi. Ai iku dhe në Maqedoni. Aty nuk e di se ça i futën, pasi çuni nuk u bë rob më. Kaloi në depresion. Para vitit të ri kaloi në depresion. I bëra letrat për të shkuar në Itali. Në kthim, në aeroport, ai kaloi në depresion. Edhe u mbyll. Ishte koha e Covid-it, kaloi dhe virusin. Para vitit të ri e takova unë. Ishte në spital. Ishte tek Pesa. I thash doktorit, unë jam katolik, djali mysliman. I thash dua ta marr në shtëpi djalin. Djali më tha; jam në rregull, do i pi ilaçet. Ai s'i kishte pirë. Ai ishte ngatërruar në terminal. Qe një djalë i mrekullueshëm. Ata ma falën çunin. I shkova dhe prokurorit dhe më tha; nuk ta jap letrën. Më tha; ku e ke çunin? I thash e kam në spital. Ndërkohë unë e kisha në shtëpi. I kërkoj falje prokurorit.

Tani unë kërkoj që çuni im e bëri këtë gjë, në vend të shenjtë, ai nuk është mirë me shëndet por nuk kishte asnjë lloj arsye. Të ma bënte këtë punë çuni im nuk kishte asnjë arsye. I kërkoj familje atij prokurorit, por tek fëmija njeriu s’dika ç'a bëka. Kur e mora vesh në lajme, jam shumë i irrituar. Është më i miri nga të gjithë. Nga koha që është kthyer nga Rinasi pas, ai hyri në stres.

E kaloi dhe COVID-in me shumë stres. Nga viti i ri është shtruar 5 herë në spital. I kam raportet këtu. I kam ilaçet akoma këtu dhe nuk mi pi. Ai është zheni. Të bëjë vaki që çuni im shkon e bën ashtu në vend të shenjtë, se pavarësisht se unë jam katolik, i kam dhënë të drejtë. Pasi unë gruan e kam myslimane dhe fëmijës i kam dhënë të drejtë. S’do më shku në kishë, shko në xhami por si njerëz. Ky në xhami e ka bërë dy herë, pavarësisht se i kam mbyllur ato probleme. Këtë herë nuk kam ku ta çoj. Ai s’duhet ta bënte këtë punë.

*Tiranapost.al.