Aktualitet

Kush është gjyqtari që liroi autorin e vrasjes së 23-vjeçares në Fier dhe vendimi si i sëmurë mendor

Kush është gjyqtari që liroi autorin e vrasjes së

Burime për Tiranapost.al zbulojnë se gjyqtari që ka liruar autorin e vrasjes së 23 vjeçares në Fier është Piro Sota, i dorëhequr dy ditë më parë gjatë procesit të Vetingut.

Kush është gjyqtari që liroi autorin e vrasjes së
Vrasesi

Elton Meta 31 vjeç nga një fshat i Fierit e vrau dje ish-bashkëshorten e tij, nënën e vajzës 3 vjeçe, duke ngrënë. Kështu dëshmoi vëllai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj sot i tronditur për mediat. Ajo që e bën më tragjike ngjarjen është vrasja e paralajmëruar.

Kush është gjyqtari që liroi autorin e vrasjes së
Vellai i viktimes

Prej 14 tetorit të 2020-ës Sabrina kishte Urdhër Mbrojtje 1-vjeçar, deri në 14 tetor të 2021-shit pasi Eltoni e kishte marrë peng dhe dhunuar një vit më parë. Pas denoncimit të saj, Eltoni u arrestua dhe u dënua.

Kush është gjyqtari që liroi autorin e vrasjes së
E ndjera, Sabrina

Po si doli nga burgu Elton Meta?

Gjyqtari Piro Sota në 1 mars të këtij viti vendosi largimin e Metës nga paraburgimi i Fierit në Burgun e Zaharisë në Krujë me pretendimin se ai vuante nga shëndeti mendor dhe kishte nevojë për të qëndruar në këtë burg. Me transferimin në Burgun e Zaharisë dhe shpalljen “Me probleme të shëndetit mendor”, u bë më i lehtë lirimi i tij përfundimtar nga qelia, në korrik të po këtij viti.

Ishte i njëjti gjyqtar, Piro Sota që vendosi largimin e tij nga burgu dhe mjekimin e detyruar nën kujdesin e familjes dhe kujdestarinë e babait të tij, të Elton Metës.

As kujdestaria e tij dhe as Urdhri i Mbrojtjes nuk e ndalën të merrte automatikun, të trokiste pak para mesnate në shtëpinë e prindërve të ish-gruas, që sapo ishte kthyer nga puna dhe ta vriste, duke ngrënë darkë, para nënës së saj.