Aktualitet

Kush do jetë gjyqtarja që do gjykojë ish-kreun e Bashkisë së Lushnjës

Kush do jetë gjyqtarja që do gjykojë ish-kreun e Bashkisë

Në Gjykatën e Apelit është hedhur shorti për çështjen e ish kreut të Bashksië së Lushnjes, Fatos Tushe. Mësohet se kryesues i trupës gjykuese do të jetë gjyqtarja Nertina Kosova.

Gjyqtarja Kosova e kaloi vettingun më 17 korrik 2018. KPK në relacionin për Kosovën, doli në përfundimin se gjyqtarja nuk kishte fshehur pasurinë, ishte e aftë profesionalisht si dhe nuk kishte lidhje me persona të lidhur me krimin.

Kosova është emëruar si anëtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në korrik 2014. Më parë, ajo ka punuar si gjyqtare në gjykatën e shkallës së parë për Krime të Rënda si dhe një kohë të shkurtër në Gjykatën e Elbasanit.

Skeda e pasurisë së deklaruar:

Kush do jetë gjyqtarja që do gjykojë ish-kreun e Bashkisë

***

Seanca pritet që të mbahet më datë 29 korrik, ku Fatos Tushe akuzohet për shpërdorim detyre, me ndikimin në tenderin për pastrimin e një kanali në Lushnjë.

Kush do jetë gjyqtarja që do gjykojë ish-kreun e Bashkisë

Pasi u arrestua me kërkesë të SPAK, Tushe apeloi masën nga Shkalla e Parë Anti-Korrupsion që e la atë në qeli.

Në kërkesën përmes avokatëve të tij, Tushe i është drejtuar Gjykatës së Apelit duke kërkuar një masë sigurie më të butë, me pretendimin se nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës. Një kërkesë të tillë kanë bërë edhe 10 vartësit e Tushes, por kërkesa e tyre është refuzuar.

SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, për veprat penale: “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”.

*Tiranapost.al.