Aktualitet

Kur të doni nisuni për Gjermani, sapo hoqi kufizimet me Shqipërinë

Kur të doni nisuni për Gjermani, sapo hoqi kufizimet me

Nëse keni ndonjë rrugë për Gjermani tani jeni të lirë, sepse sapo u hoqën kufizimet e vendosura në kuadër të Covid 19.

Nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.

Këtë e bën të ditur Ministria gjermane e Punëve të Brendshme në faqen e internetit.

Gjithashtu në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera.

*Tiranapost.al