Aktualitet

Kur nisi aktiviteti sizmik, sa pasgoditje ka pasur, nga ndryshon ballë nga Rihter dhe përgjigjet e çdo pyetje që mund të kesh shtruar nga dje

Kur nisi aktiviteti sizmik, sa pasgoditje ka pasur,   nga ndryshon ballë

Nga ndryshon ballë nga Rihter?

Tërmeti që u regjistrua kishte një magnitude 4.7 të shkallës rihter, ndërsa 5.5 ballë. Kur flasim për rihter është ajo cfarë pajisjet regjistrojnë, ndërsa ballë është efekti në zonën ku bie.

Sa zgjati tërmeti i fortë dje?

Tërmeti ka zgjatur 21 sekonda.

Kur nisi aktiviteti sizmik?

Aktiviteti ka nisur kohë më parë që në datën 12. Ka pasur një frenim ditën e djeshme dhe kjo shënoi atë tendencën për të pasur magnitudë të madhe.

Sa pasgoditje ka pasur nga dje?

Deri tani kemi rreth 62 pasgoditje dhe magnituda ka ardhur duke u zvogëluar.

Deri në një farë magnitude pritet të mos ketë efekte dhe më tej të ketë ndjeshmëri.

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët?

Ne nuk jemi në pozicion që të japim një alert disa sekonda përpara. Qytetarët duhet të parapërgatiten. Jetojmë në një vend që dukuria sizmike është prezente, duhet të jemi të organizuar në shtëpi, ku është këndi apo pozicioni më i sigurt, të evitojmë ashensorët, apo shkallët. Të ulim automatin apo edhe gazin”.

Deklaratën e ka dhënë Edmond Dushi për “FaxNews”