Gruri që shihni në këtë foto u prodhua nga agronomët vendas në tokat e braktisura të Kemishtaj -fshat që ndodhet në Divjakë- dhe do t’ju shpërndahet familjeve të varfra, si një nevojë për të zbutur varfërinë.
Deputeti Socialist, Erion Braçe sjell shembullin e Gjergj Legisit, ideatori i projektit që u financua më pas nga Kryqi i Kuq. Dhe vijon kështu debatin me ministrinë e Bujqësisë për politikat që po ndjek me bujqit shqiptar.
Postimi i Erion Braçes: Kur ke mend më shumë se një ministri e tërë!
Ja, magazinat plot!
GRURI U PRODHUA MASIVISHT NE TOKAT E KEMISHTAJT!
Ndërkohë, gruri i prodhuar është pronë e EKONOMISË NDIHMËSE TË KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR!
Idea e Projekti ishin te Gjergj LEGISIT;
Tokat djerrë në Kemishtaj u morën me qira nga fshatarët, u mbollën e u shërbyen, prodhimi u ndoq nga agronomet vendas e një mik i mirë e i vjetër-Ndre LEGISI, financimi i gjithi i KRYQIT TE KUQ;
Gruri bëhet MIELL e u shpërndahet familjeve te varfra, në nevojë për të zbutur varfërinë!
TAMAM NË KOHË, NË DY VITET MË TË VËSHTIRA!