Aktualitet

Testet e shpejta në Shqipëri, në janar të 2021-shit!

Testet e shpejta në Shqipëri, në janar të 2021-shit!

Testet e shpejta për Covid priten të vijnë në Shqipëri në mes të muajit janar 2021. Pavarësisht se kreu i OBSH për Europën Dr. Hans Klug, nuk caktoi një muaj, ai u shpreh se do të jenë brenda 8 apo 10 javësh. Gjatë një konference për shtyp, ai tha se testimi nuk është një zgjidhje magjike, por në kushtet aktuale, duhet që të bëhet më i shpejtë gjurmimi i rasteve me Covid.

Testet e shpejta në Shqipëri, në janar të 2021-shit!

“Jemi marrë me kohën e dorëzimit të testeve të shpejta pas 8 apo 10 javësh. Ne po përpiqemi ta shkurtojmë këtë afat. Shkenca s’ka lëvizur kurrë kaq shpejt sesa në këtë luftë. Të gjithë po koordinohemi dhe po përpiqemi të koordinohemi dhe ta përshpejtojmë këtë afat kohor”, tha Klug.

Gjithashtu për këtë çështje, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, tha se qeveria e ka gati fondin:

"Jemi gati me financimit dhe do të kemi mundësinë që të mbështeti nga OBSH për testet e shpejt. Qeveria shqiptare ka gati financimin për blerjen e testeve të shpejta".