Aktualitet

Kullat pa kontrollorë! Anulohen sot të gjitha fluturimet në Rinas

Kullat pa kontrollorë! Anulohen sot të gjitha fluturimet në Rinas

Protesta e punonjësve kontrollorë të AlbControl në Aeroportin e Rinasit ka bërë që të gjitha fluturimet e ditës së sotme, gjithashtu ulje-ngritjet avionëve të bllokohen. Ky bllokim do të jetë në fuqi deri ditën e nesërme, në orën 10:00.

Lajmi është bërë me dije nga Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve. Bllokimi vjen pas dështimit të marrëveshjes mes ministres Belinda Balluku dhe punonjësve të cilët sot i kanë lënë kullat bosh. Punonjësit kërkojnë që të marrin pagat e vendosura para pandemisë si dhe një sërë kërkesash të tjera.

– Rikthim i kolegëve në punë për të cilët pretendohet se janë hequr padrejtësisht;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62% për 65 kontrollorët.

Njoftohet gjithashtu se edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse qielli është i lirë për avionët ose jo.

Kjo është hera e parë nga kontrollorët e ‘AlbControl’, që dalin në protestë. Ata kanë firmosur edhe një deklaratë ku thuhet se nuk janë të aftë të punojnë nëse nuk plotësohen kushtet e tyre, gjthashtu përmendin stresin e vazhdueshëm që kanë përjetuar, ndikuar edhe nga pandemia e koronavirusit.

Për më shumë detaje mbi situatën në Rinas, kliko linkun më poshtë.

*Tiranapost.al.