Moti i keq me shi dhe erë të fortë ka shkaktuar rënie të gurëve në Rrugën e Arbrit.
Më problematike situata është në bajpasin e Murrizit ku ka rënie gurësh si në fshatin Bastar i Mesëm të Tiranës, ashtu edhe në fshatin Murrize të Njësisë Xibër të Klosit.
Rënie gurësh ka edhe në afërsi të tuneleve të fshatit Shkallë.
Kujdes!
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë, pasi në rrugë ka edhe prezencë të ujit.