Qyteti

Kufizimi i lëvizjes së betonierëve gjatë ditës lehtëson trafikun në kryeqytet

Kufizimi i lëvizjes së betonierëve gjatë ditës

Në kryeqytet po ndjehen efektet e para të kufizimit të lëvizjes gjatë ditës së betonierëve dhe mjeteve të rënda.

Sipas qytetarëve, të cilët shprehen se është një vendim i vonuar, prej një jave trafiku është më i lehtësuar.

Përpos çlirimit të trafikut, ekspertët thonë se ndalimi i qarkullimit të betonierëve gjatë ditës do të sjellë ulje të ndotjes së ambientit.

Në fillim të janarit, Bashkia e Tiranës vendosi të ndalojë qarkullimin për mjetet e tonazhit të rëndë brenda Unazës së Vogël nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Ky vendim u kundërshtua nga ndërtuesit, të cilët duan te punojnë edhe ditën.

Mjetet e tonazhit të rëndë ishin problem për trafikun në Tiranë, por edhe për zhurmat që shkaktojnë në dhjetëra kantiere të hapur.