Aktualitet

Ku janë të shpërndara 9 vatrat aktive në vend?

Ku janë të shpërndara 9 vatrat aktive në vend?

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 16 vatra konkretisht:

në fshatin Bushat, bashkia Vau-Dejës,

në fshatin Kucok, bashkia Durrës,

në fshatin Karpen, bashkia Shijak,

në fshatin Skuraj, bashkia Kurbin,

në fshatin Rehovë, bashkia Polican,

në fshatin Donofrosë, bashkia Dimal,

në fshatrat Moravë dhe Lapardha të bashkisë Berat,

në fshatin Seman, bashkia Fier,

në fshatrat Dragot dhe Deshiran të bashkisë Belsh,

në fshatin Laknas, bashkia Kamëz,

në fshatin Llaman, bashkia Himarë,

në fshatin Salari, bashkia Tepelenë,

në fshatin Bajkaj, bashkia Delvinë,

në fshatin Gosë e Vogël, bashkia Rrogozhinë.

Aktualisht janë aktive vatrat e zjarrit në:

Në Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur “Maja e Zorgjit” në fshatin Ndërlysaj, i cili vijon prej disa ditësh.

Në Bashkinë Mat, në fshatin German.

Në Bashkinë Durrës, në fshatin Shetaj ku janë disa vatra zjarri.
Në Bashkinë Krujë, fshatin Zezë ka rënë zjar në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Forcat zjarrfikëse dhe të bashkisë po punojnë për shuarjen e tij.

Në Bashkinë Kurbin vijojnë aktive vatrat në fshatin Mali i Bardhë, intensiteti i të cilit është i rritur si rezultat i erës së fortë. Strukturat e bashkisë dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionin.

Në Bashkinë Mirditë, vazhdon të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Bulshar.

Në Bashkinë Mirditë, në fshatin Valçe ditën e djeshme u përfshi nga zjarri një sipërfaqe me pyll lisi.

Bashkia Himarë, Porto Palermo, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, për shuarjen e së cilës janë angazhuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur vënien në kontroll.

Në fshatin Cërricë, bashkia Skrapar, po vijon operacioni për shuarjen përfundimtare.