Kryetarja e Bashkisë në Dolomite, Sindi Manushi, për kampin e refugjatëve në Shëngjin: Italia arrogante. Me një vend të fortë, s’do kishte guxuar
Sindi Manushi, emigrantja shqiptare që shkoi në Itali 9 vjeç dhe sot është kryetare bashkie në Dolomite ka folur për mediat italiane në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali. Edhe pse e lidhur ngushtë me Shqipërinë dhe Italinë ajo shpreh pa rezerva mendimin e saj në lidhje me këtë marrëveshje të cilën e konsideron të padobishme.
“Nga pikëpamja praktike nuk do të zgjidhë asgjë. Dy strukturat do të jenë në Shqipëri kështu që për ne këtu në Itali nuk do të jenë të dobishme. Emigrantët do të vazhdojnë të mbërrijnë dhe ne kryetarët e bashkive do të vazhdojmë të jemi në telashe”, thotë Sindi.
“Nuk mendoj se Italia do t'i kishte lejuar ndonjëherë vetes t'i kërkonte diçka të tillë ndonjë shteti në bllokun perëndimor. A do të kishte pasur ndonjëherë guximin të kërkonte një copë tokë dhe sovranitet, për shembull, nga Gjermania?”.
“Qëndrimi i Tiranës është gjithashtu i diskutueshëm, ndoshta kërkon bonuse për t'u anëtarësuar në BE", thotë ajo.
Sindi flet edhe për kostot financiare, por edhe për kontraditën e juridiksionit.
“Në Shqipëri ne kemi emigruar dhe vazhdojmë të emigrojmë. Rrjedha e shqiptarëve që arratisen nga Shqipëria nuk ka përfunduar ndër vite. Kështu ne e gjejmë veten në paradoksin që presim të presë emigrantë një vend që nuk ia del mbanë as për qytetarët e vet”, shton Sindi.
Kryebashkiakja e quan një aventurë këtë marrëveshje.