Aktualitet

Kryeprokurori Olsian Çela për Krimet Zgjedhore që pretendon PD: Të hetohet shpejt dhe me transparencë

Kryeprokurori Olsian Çela për Krimet Zgjedhore që pretendon

Nga qyteti i Durrësit, ku u takua me prokurorë të rretheve, kryeprokurori Olsian Çela u bëri thirrje prokurorive të hetojnë me transparencë të plotë dhe shpejt çështjet që kanë lidhje me krimet zgjedhore, të pretenduara nga Opozita, pas humbjes në zgjedhje. Për gazetarët ai tha se publiku duhet të marrë informacione në lidhje me punët e prokurorisë: Duam të jemi të besueshëm dhe transparentë për qytetarët.

Olsian Çela:

"Është kërkuar vazhdimisht nga prokuroritë e rretheve të kryen hetime të shpejta. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen me proces transparence që publiku të jetë i qartë dhe të ketë informacion mbi atë që ka bërë prokuroria. Duam të jemi të besueshëm për qytetarët.

Çështja e zgjedhjeve prek shumë prokurori dhe janë çështje që kanë impakt në të gjithë vendin dhe ndaj rezultati i çdo hetimi është i rëndësishëm. Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota. Kemi kërkuar angazhim për hetim të të gjitha ngjarjeve që lidhen me çështjet e zgjedhjeve. Në procesin ligjvënës prokurori i përgjithshëm nuk i propozon parlamentit. Është çështje që vlen të diskutohet.

Synojmë nxitjen e prokurorive që të vazhdojnë të kenë në fokus hetimin sa më shpejtë dhe primare mbetet besueshmëria. Ka nevojë që prokuroria të mos humbë fokusin nga asnjë çështje e rëndësishme. Kjo ka të bëjë me çdo formë të krimit. Mbetet prioritet i prokurorisë të ruajë koherencën"!

Kryeprokurori Çela u pyet për ngjarjet kriminale të ndodhura në ditët e fundit. Ai tha se kjo është një çështje që do të dojë një kohë të gjatë për të marrë përgjigje, në bazë të hetimeve për secilën prej tyre.

“Kjo është një çështje që do një kohë të gjatë për përgjigjet”.

I qëndroni deklaratave që keni bërë për krimet në Elbasan? Kryeprokuroi Çela

“Ishim duke folur për krimet zgjedhore. Megjithatë mendoj që ka nevojë që prokurorët mos humbasin fokusin mbi asnjë çështje të rëndësishme, prokurorët të kryejnë detyrat e të jenë në pararojë të gjithë zhvillimeve, të jenë proaktivë, për çdo formë të kriminalitetit. Prokurorët të ruajnë, të jenë koherente dhe të kenë bashkëpunim me SPAK qoftë për krimin e organizuar, trafiqet. Blerja e votave është kompetencë e SPAK”.

*Tiranapost.al.