Aktualitet

Kryeprokurori Çela: Harta e re gjyqësore, urgjente!

Kryeprokurori Çela: Harta e re gjyqësore, urgjente!

Olsian Çela, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, në një deklaratë për mediat foli rreth nevojës urgjente për hartën e re gjyqësore. Pas takimit me prokurorët, Çela shton se një plan afatmesëm do të amortizojë vakancat në sistem.

“Ne patëm një takim dje me prokurorët. Ka qenë një shqetësim që e kam paraqitur dhe në takimet e tjera, urgjencën e ndërmarrjes së një harte të re gjyqësore. Mendojmë se në një plan afatmesëm do arrijë të amortizojë vakancat e shumta në sistem. Kjo do të thotë se ne duhet të marrim masa drastike. Kjo masë nuk do të jetë e vetme. Do të merren masa edhe sa i përket funksionimit të shkollës së magjistraturës. Rigrupimi i prokurorive mendojmë se do të krijojë një shpërndarje më të drejtë të punës mes prokurorëve, si dhe një ngarkesë të përballueshme. Por prurjet e reja janë çelësi i zgjidhjes. Ne kemi kërkuar nga ILD deri tani inspektimin e 6 prokurorëve. Di që ka nisur procedimi për disa nga rastet”, tha kryeprokurori.

Mbledhja u mbajt në mjediset e “Polit të Drejtësisë”.