Reagon Kryeministri Rama: Agresioni kriminal ndaj TCH të marrë përgjigjen e duhur
E Hënë 27 Mars 2023, 09:01
TiranaPost
Pak orë pas sulmit me armë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, kryeministri Rama ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale. Rama bën thirrje për zbardhjen e ngjarjes.
"Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!", shkruan Rama
Pal Kola 60 vjeç mbeti i pajetë në këtë ngjarje
Pak orë pas sulmit, një automjet tip Range Rover u gjeti djegur në Golem me dy kallashnikovë brenda që mendohet se janë arma e krimit
...