Aktualitet

Kryeministri nuk e rrudh për Ilir Metën dhe Zonjën e Parë: Skandaloze që festojnë duke shkelur ligjin

Kryeministri nuk e rrudh për Ilir Metën dhe Zonjën e Parë:

Pas debateve për ditëlindjen e aktorit të humorit Bes Kallaku, për shkeljen e rregullave të reja anti-Covid për ndalimin e grumbullimeve të mbi 10 personave dhe masave të marra nga policia për pronarin e lokalit dhe të ftuarit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i pyetur për respektimin e rregullave nga kundërshtarët. Kreu i qeverisë përmendi këtë rast, duke e cilësuar si një ‘spektakël të pështirë’ pjesëmarrjen e Presidentit Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, bashkë me personazhe të tjerë të njohur në atë festë.  

“Si të gjithë të tjerët kam parë atë që nuk do të doja ta shihja as unë dhe as të tjetër. Shkeljen më skandaloze të shkeljes së ligjit nga presidenti, zonja e parë dhe çeta e tyre që ndërkohë është shumë e qartë për të gjithë që s’mund të ketë grumbullime më shumë se 10 persona dhe s’mund që të bëhen festa dhe dasma dhe deri ceremonitë e dhimbshme mortore me më shumë se familjarët na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut, jo vetëm me ligjin, por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre. Kë të kam parë. Sot s’ka asnjë aktivitet politik përfshirë dhe elektoral që mund të diskutohet me ndonjë rëndësi që vë në rëndësi shëndetin. S’jemi në fushatë s’kemi ndërprerë ndonjë takim elektoral. Të reduktojmë takimet me më pak se 10 persona, ose dhe fare”, tha Rama në një konferencë me gazetarët.