Aktualitet

Kryeministri në QSUT për Sterilizimin për të bërë dallimin mes standardit dhe hileqarëve

Kryeministri në QSUT për Sterilizimin për të bërë

I shoqëruar nga ministrja e Shëndetesisë, Edi Rama sot vizitoi një nga 17 centralet e sterilizimit. Vetëm dy javë ditë pas arrestimeve nga SPAK për abuzime në këtë konçesion, kryeministri ka zgjedhur të shkojë vetë dhe ka përsëritur të njëjtin qëndrim që ai ka për këtë rast. Rama në daljet e tij ndan nevojën dhe standardin që solli Sterilizimi, me abuzuesit.

Kryeministri në QSUT për Sterilizimin për të bërë

Në statusin e tij Kryeministri shkruan: Spitali Universitar "Shefqet Ndroqi" - Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, që kanë garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.

Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët.

Kryeministri në QSUT për Sterilizimin për të bërë

Në datë 17 gusht me urdhër të SPAK u arrestua Klodian Rrjepaj, ish-zv/ministër i Shëndetësisë, pas hetimeve për koncensionin e sterilizimit.

Kryeministri në QSUT për Sterilizimin për të bërë

Ish ministri i kohës Ilir Beqja është i lirë. Ai u paraqit verën e kaluar në SPAK ku qëndroi më orë të tëra.