Aktualitet

Kryeministri i përvishet kryebashkiakut të Himarës për plehrat: Edhe vetë të dalësh me qese t`i mbledhësh

Kryeministri i përvishet kryebashkiakut të Himarës për

Në takimin me prefektët dhe kryebashkiakët e vendit, kryeministri Rama i ka tërhequr publikisht vërejtje kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Fokusi i takimit ka qenë menaxhimi i mbetjeve. Rama e ka cilësuar Himarën si një nga zonat më problematike, kurse Lezhën dhe Beratin si dy nga qytetet shembull në lidhje me menaxhimin e plehrave.

Kryeministri i përvishet kryebashkiakut të Himarës për
Jorgo Goro

Gjatë fjalës së tij Rama tha:

“Jam një nga shqiptarët që shkoj në Himarë në kohën e pushimeve. Po sikur Jorgoja, apo Gjergji të zgjohej vetë që në mëngjes me qese e t`i mblidhte mbeturinat, do pastroheshin. Po zgjohem unë para Jorgos dhe e zgjoj nga gjumi. Edhe sjell pastaj një dumdum dhe bën sikur mbledh plehrat. Do thoni ju pse s`e çon Jorgon në Lezhë? Po puna është të kemi dy si Pjerini, jo dy si Jorgoja”.

Kryeministri shtoi se do të ketë sanksione për ata kryebashkiakë që nuk do zotohen të merren me situatën e menaxhimit të mbetjeve. Sipas legjislacionit, qeveria do ketë të drejtën të marrë nën adimistrim bashkinë dhe kryebashkiaku do të dërgohet në Prokurori.

Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro u shprehën se do të jenë vetë në terren dhe në takime kokë më kokë me kryebashkiakët për situatën me menaxhimin e mbetjeve.