Aktualitet

Kryeministri grek nga Parlamenti për Detin: E drejta për t'u zgjeruar me 12 milje është e patjetërsueshme

Kryeministri grek nga Parlamenti për Detin: E drejta për t'u

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka fplur nga parlamenti lidhur me çështjen e Detit, ku është dakordësuar mes palës shqiptare dhe asaj greke që ështje e kufijve detarë të shkojë në Hagë. Mitsotakis deklaron se e drejta për të zgjeruar kufirin e ujrave territorialë me 12 milje është e patjetërsueshme.

Edhe vetë kryeministri Rama ka deklaruar se Greqia mund ka të drejtën të pretendojë, por vendimin final për pretendimin e Greqisë do e marrë Gjykata Ndërkonbëtare e Hagës.

Mediat greke citojnë kryeministrin Mitsotakis të ketë thënë:

'E drejta për të zgjeruar ujërat territoriale në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e njëanshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria e ND ishte e para që e ushtroi atë duke filluar nga Jon. Vendi po mbron sovranitetin e tij. Aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe ka një marrëveshje në parim me Shqipërinë për të referuar çështjen e EEZ (Zona Ekskluzive ekonomike) në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale'.

Më herët duke iu referuar konfliktit me Turqinë, kryeministri grek tha se marrëveshja me Shqipërinë dhe Greqinë për Detin në Hagë është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.