Aktualitet

Kryeministri flet për lirinë e medias jo nëpërmjet shembujve të tij në Shqipëri, por me dy gazeta të huaja

Kryeministri flet për lirinë e medias jo nëpërmjet shembujve

Në fjalën e tij për “Gazetari në kohë krizash”, në konferencën e OSBE-së për Europën Juglindore, kryeministri Rama e vuri theksin tek liria e medias dhe cënimi në emër të kësaj lirie, i lirisë individuale. Kryeministri nuk iu referua rasteve apo përvojave në Shqipëri, por kujtoi dy histori me media të huaja, duke i sjellë si shembuj të korrektesës.

"Nuk jam saktësisht njeriu i duhur për t`u ftuar në këto lloj takimesh për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë nga ato që janë politikisht korrekte, jo kur bëhet fjalë për lirinë e medias, por kur në emër të kësaj lirie, ndodhin shumë gjëra që dëmtojnë lirinë. I referohem përhapjes në interenet të lajmeve të rremeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë.

Mendoj që ka një vijë mjaft të hollë dhe është përherë e rrezikshme që të përpiqemi t`i kombinojmë edhe t`i bëjmë të dyja bashkë të jetojnë në harmoni. Kur vjen fjala për respektin e lirisë së gazetarëve dhe nga ana tjetër për të respektuar lirinë e qytetarëve. Kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes së kësaj medie ka minuar lirinë e fjalës. Dhe liria e përhapjes nuk është njësoj me lirinë e fjalës. Të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese dhe e kanë bërë të vështirë dallimin mes tyre.

Mendoj që na duhet të reflektojmë. Ndoshta e kemi mësuar në mënyrën më të vështirë se kjo nuk lidhet vetëm me qeverinë, e aq më pak ka të bëjë kjo me vendet e vogla. Pasi kur bëhet fjalë për t`u përballur me këtë sfidë, duhen përballur një mori paragjykimesh dhe reagimesh që vijnë nga bota e korrektes politikisht.

Në vitet ’90 nga një artikull i The Guardian ishte kontakti im i parë me median e huaj. U trondita se sa të përpiktë ishin. Donin të shpërndanin një artikull të shkurtër timin dhe prisnin një përgjigje nga mua, por s`kishim telefona dhe prisnin patjetër përgjigjen time.

Hera tjetër ishte me një gazetare të The New Yorker që erdhi për një profil në Tiranë. Para se të ikte më tha: Më duhet të të them se ka mbetur edhe diçka tjetër. Të duhet të kalosh në një proces neurotik kur të lexosh artikullin tim dhe gjithçka që është shkruar. Unë mezi e kuptova për momentin, por ata donin që njeriu që citohej në artikull, duhej të binte dakord me çdo fjalë të shkruar. Kur i thashë është e tepërt kjo. Ajo më tha: Kjo është arsyeja përse nuk kemi humbur asnjë gjyq në Shtetet e Bashkuara", tha Rama.