Aktualitet

Kreu i SPAK reagon pas akuzave të Ilir Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal

Kreu i SPAK reagon pas akuzave të Ilir Metës: Nuk e kam takuar

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka reaguar pas akuzave të Ilir Metës se ai ka patur takime me ish-zyrtarin e korruptuar të FBI-së, Charles McGonigal. Në një deklaratë për mediat, Dumani është shprehur se nuk e ka takuar McGonical.

Deklarata e Dumanit: Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare.

I ftuar dje në emisionin "Opinion" kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një intervistë televizive tha se Kreu i SPAK Altin Dumani, është mbrojtës i pandëshkueshmërisë së Kryeministrit Edi Rama dhe se nisi hetimet ndaj tij pas takimit me Mc Gonigal.

Deklarata e Metës: SPAK-u ka nis hetim në dhjetor 2019, sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës.