Aktualitet

Kreu i SPAK, Kraja: Ja për çfarë janë përdorur paratë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale

Kreu i SPAK, Kraja: Ja për çfarë janë përdorur

Një ditë pas finalizimit të operacionit “Golden Bullet”, ku u arrestuan 18 persona dhe ka ende disa në kërkim, kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar në Komisionin e Ligjeve.

Gjatë fjalës së tij Kraja sqaroi se për çfarë janë përdorur paratë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale. Kraja thotë se janë ngritur laboratorë eksperimentalë në funksion të punës.

Kreu i SPAK, Kraja: Ja për çfarë janë përdorur

“Ne kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal. Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend e është bërë eficient në fund të vitit 2021. Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”, tha Kraja.

“Duhet të kemi infrastrukturë të ngritur e më pas të marrësh sisteme. Kemi ngritur infrastrukturë moderne. Rrjetet tona janë certifikuar. Kemi siguruar lidhje me fibër optike. Ka filluar marrja e aksesit, që ne i shfrytëzojmë për efikasitetin e hetimit. Të punosh nga sistemi me letër e të kthehesh në sistem elektronik ka vështirësi. Aktualisht jemi në proces të blerjes së pajisjeve. Kemi pasur informacione me një sërë institucionesh. Kemi vlerësuar bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar. Kemi pasur rritje për ndihmë juridike. 50% i është kthyer përgjigje, shtoi Kraja.