Kreu i SPAK: Kemi zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn

E Enjte 28 Shtator 2023, 14:53
TiranaPost
Në një takim me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani ka zbuluar se ka zhvillime surprizuese për ish-ministrin Arben Ahmetajn, i cili ndodhet në kërkim, por nuk zbuloi detaje.
“Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese”-tha Dumani para gazetarëve
Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.