Aktualitet

KQZ gjobit kryebashkiakun e Vorës

KQZ gjobit kryebashkiakun e Vorës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 10 mijë lekë kryetarin e Bashkisë së Vorës. Ishte LSI-ja që ngriti një padi ndaj Gentian Picarit me akuzat se nuk deklaronte në faqen zyrtare aktivitete që zhvilloheshin në emër të bashkisë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ, tha se në bazë të provave të administratuara, kryebashkiaku do të të gjobitet me shumën e 10 mijë lekëve, duke mbyllur çështjen.

Ilirjan Celibashi:

“E konsideroj të mbyllur shqyrtimin e hetimit administrativ dhe përsa është referuar në këtë shqyrtim dhe bazuar në provat e administruara, KQZ vendos sanksionin administrativ me gjobë ndaj zotit Gentian Picari, kryetari i Bashkisë Vorë në shumën e 10 mijë lekëve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në KAS brenda 3 ditëve nga publikimi i këtij vendimi”.

*Tiranapost.al