Aktualitet

U shkarkua nga Vettingu, Fuat Vjerdha i pari zyrtar në sistemin e drejtësisë që rikthehet në detyrë

U shkarkua nga Vettingu, Fuat Vjerdha i pari zyrtar në sistemin e

Fuat Vjerdha është i pari zyrtar në sistemin e drejtësisë që është kthyer në detyrë në krye të Gjykatës së Apelit të Shkodrës. Pas përjashtimit nga Vettingu, Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij sërish në detyrë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Vjerdha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. “Të dashur miq! Me ndihmën tuaj Kolegji I Posaçëm I Apelimit më rikthei në detyrë”, shkruan Vjerdha.

U shkarkua nga Vettingu, Fuat Vjerdha i pari zyrtar në sistemin e

Vendimi është marrë në dhomën këshillimi të mbyllur nga KPA dhe Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtar Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA Albana Shtylla.

Fuat Vjerdha është një prej anëtareve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun por tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA.