Aktualitet

Koronavirusi i merr jetën Marko Bellos, ish-ministrit socialist

Koronavirusi i merr jetën Marko Bellos, ish-ministrit socialist

Është ndarë nga jeta Marko Bello, ish-deputet dhe ish-ministër socialist. Bello ndërroi jetë në një spital në Turqi teksa kurohej nga Covid-19.

Ai ishte 59 vjeç.

Lajmin e trishtë e ka dhënë Namik Dokle në një status në rrjete sociale.

Koronavirusi i merr jetën Marko Bellos, ish-ministrit socialist

"LAJM I MESNATES!!!
Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!!
Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi...", shkruan Dokle.

Marko Bello ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për tre mandate, nga viti 2001-2013. Gjatë kësaj periudhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Ndërkohë, në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.