Aktualitet

Konflikt pranë zyrave të LSI në Tiranë, dy të rinj të plagosur

Konflikt pranë zyrave të LSI në Tiranë, dy të rinj

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë mesnatës pranë zyrave të LSI-së në Sauk. Disa të rinj janë përplasur fizikisht me një tjetrin, duke përdorur thikën. Për pasojë dy persona janë plagosur, të moshave 23 dhe 25 vjeç me mbiemër Doka. Ata janë dërguar në spital.

Sipas burimeve të policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Janë sekuestruar kamerat për të identifikuar autorët të cilët janë larguar me shpejtësi. Ende nuk dihet nëse konflikti pranë zyrave të LSI lidhet me çështje politike.

Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë janë parë autorët teksa largohen me dy makina, të tipit Audi dhe Benz.

*Tiranapost.al