Aktualitet

Konflikt mes minorenësh në Tiranë/ Plagoset me thikë një 15-vjeçar, Policia në kërkim të autorit

Konflikt mes minorenësh në Tiranë/ Plagoset me thikë

Një konflikt mes minorenësh ka rezultuar në plagosje me thikë mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:54 në bulevardin “Zhan D’Ark”, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me thikë 15-vjeçarin me iniciale J.K. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al