Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin për nxënësit e gjimnazeve

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin për nxënësit e

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që gjimnazet në vend të hapin dyert për të gjithë nxënësit. Para këtij vendimi, mësimi zhvillohej në mënyrë të alternuar, kryesisht Online për nxënësit e viteve të para dhe të dyta për shkak të situatës me koronavirusin.

Ekspertët në mbledhjen e sotme thanë se situata me Covid në vendin tonë është në përmirësim dhe se përveç masave, ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha:

“Nxënësit e viteve të para dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë. Padyshim që ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv. Ajo që vihet re në Rajon situata paraqitet ndryshe, ndryshe nga vendi ynë, në fqinjët tanë, në Maqedoninë e Veriut numri rasteve janë shtuar, por edhe i jetëve të humbura, e kjo duket në grafikët e paraqitura. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve”.

*Tiranapost.al.