Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve merr vendim për lëvizjen: Në fuqi mbyllja pas orës 22:00, masat e tjera

Komiteti i Ekspertëve merr vendim për lëvizjen: Në fuqi

Komiteti teknik i Ekspertëve ka vendosur të rikthejë në fuqi masën e ndalimit të lëvizjes pas orës 22:00 deri në orën 06 të mëngjesit. Kjo masë përfundonte afatin ditën e sotme, por do të vijojë sipas vendimit deri në një afat të pacaktuar.

Zv Ministrja Mira Rakacolli tha se edhe për bizneset do të vijojë ky vendim: Lokalet, Restorantet dhe Fast-Foodet. Ndërsa do vijojë ndalimi i grumbullimit me mbi 10 persona në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Mira Rakacolli:

Komiteti mori vendimin, të jenë të ndaluara grumbullimet me mbi 10 persona, mbledhjet partiake, tubimet,cermemonitë e festave dhe mortoere përtej familjare.

Në fuqi do jetë kufizimi nga ora 22:00 në orën 06:00. Do vijojnë të jenë të mbyllura pas këtij orari edhe bizneset: Lokalet, restorantet dhe Fast-Food. Masat do jenë pa afat. Do analizohet situata në vazhdimësi. Nëse situata përkeqësohet do ketë masa shtesë.

*Tiranapost.al.