Aktualitet

Komenti i Yuri Kim në Twitter pas takimit me gjyqtarët e Kushtetueses: Veproni të pavarur pavarësisht se cili institucion ju emëroi

Komenti i Yuri Kim në Twitter pas takimit me gjyqtarët e Kushtetueses:

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Luigi Soreca i BE-së janë takuar sot me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Pas njoftimit nga Ambasada Amerikane që flet për reformën në drejtësi dhe rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës, ambasasdorja Yuri Kim bën një shënim në Twitter ku u bën thirrje gjyqtarëve të veprojnë me pavarësi dhe integritet për të dhënë drejtësi për njerëzit, pavarësisht se cili institucion i ka emëruar ata. Gjyqtarët nominohen nga Presidenti dhe Kuvendi sipas shortit dhe më pas dekretohen në Presidencë. 

Yuri Kim: 

Faleminderit gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese që iu përgjigjën thirrjes për detyrën. Është thelbësore që gjyqtarët të veprojnë me pavarësi dhe integritet për të dhënë drejtësi për njerëzit, pavarësisht se cili institucion i ka emëruar ata. Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Komenti i Yuri Kim në Twitter pas takimit me gjyqtarët e Kushtetueses:

Njoftimi nga Ambasada Amerikane: 

“Sot, Ambasadorja Kim dhe Ambasadori i BE Soreca u takuan me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për t’i falenderuar që iu përgjigjën thirrjes së detyrës, e cila i mundësoi Gjykatës kuorumin e nevojshëm për të funksionuar. Ajo nënvizoi detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë. Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës. Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA do të vazhdojë, përfshirë edhe nëpërmjet sigurimit të ndihmës teknike. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, dhe nxisin autoritetet përkatëse të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të ketë trupën e plotë të nëntë gjykatësve në të ardhmen e afërt, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë drejtësi të vërtetë, në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe aspirante për në BE”.

*Tiranapost.al.