Aktualitet

Komenti i Ditmir Bushatit për Berishën ‘non grata’: Mësim i hidhur për të gjithë ne që merremi me politikë. Ndërsa për PD-në thotë se sa më shpejt…

Komenti i Ditmir Bushatit për Berishën ‘non grata’:

Ish-ministri Bushati i ftuar tek “Kjo javë”, foli për të tashmen e tij në PS, ku nuk pranoi të komentojë raportin e tij me kryeministrin Rama, duke shmangur me siguri efektet që japin sot batutat online dhe për të gjithë ata që prodhojnë e merren me politikë.

Po ai u pyet edhe për Berishen dhe PD.

Për herë të parë ka komentuar vendimin për Sali Berishën edhe pse një nga politikanët e PS më të sulmuar prej doktorit, Bushati foli jo pa kujdes. E quajti lajm të keq për vendin, edhe pse sanksioni është individual. Ai kujtoi se bëhet fjalë për një njeri që ka qenë një herë president, e më pas 8 vjet kryeministër:

"Është një lajm i keq për vendin, ndonëse sanksioni është individual. Bëhet fjalë për dikë që ka drejtuar vendin si kryeminisër apo president, por duhet të jetë edhe një mësim i hidhur për të gjithë ne që merremi me politikë."

Për PD: "Vendimet janë të partisë dhe nuk kam ndërmend t`i diskutoj përsa kohë jam në një parti tjetër. Debatet në një forcë politike duhet të jenë të shëndetshme. Sa më e fortë të jetë opozita, aq më e mirë do jetë qeverisja. Sa më shpejt ta marrë veten opozita, aq më mirë do jetë për PS-në, qeverinë. Në të kundërt do na duhet të forcojmë shumë sistemin tonë imunitar."