Aktualitet

Kokainë në fruta/ Burg pa afat për babain e tij, Arbër Çekaj: Është profesor i nderuar. Po më masakrohet familja

Kokainë në fruta/ Burg pa afat për babain e tij, Arbër

Burg pa afat, është masa e dhënë ndaj Selim Çekaj, i arrestuar një ditë më parë pasi në kompaninë e tij mbërritën nga Ekuadori kontenierë me fruta dhe me 48 kilogramë kokainë të fshehur brenda. Teksa kanë mbëëritur kamionet në portin e Durrësit, ai nuk ka pranuar që të hapen me pretendimin se ishin fruta dhe duhet të hapeshin në magazinë, por për shkak të dyshimeve të policëve, u bë një kontroll i imtësishëm ku u zbulua sasia e drogës. I njëjti skenar ndodhi me kompaninë e djalit të tij Arbër Çekaj në Maminas, ku u zbuluan sasi kokainë në kamionët me banane. Arbër Çekaj thotë se po i masakrohet e gjithë familja dhe se babai i tij 72-vjeçar është një profesor i nderuar.

“Po masakrohet gjithe familja ime. Babai im eshte 72 vjec, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontenierin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik”, ka thënë Çekaj i ndodhur në seancën ku u dha masa për babain e tij.

Arbër Çekaj u shpall në kërkim pas mbërritjes së 613 kilogramë kokainë nga Ekuadori, të fshehura në kamionët me banane në emër të kompanisë së tij. Disa muaj më vonë, Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të 2018-ës dhe u ekstradua në Shqipëri.

Ndërsa babai i tij, Selim Çekaj, u arrestua dje. 72-vjeçari kishte hapur një tjetër kompani, dhe akuzohet se operonte në fushën e trafikut të kokainës. Çekaj nuk ka pranuar akuzat, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës, përpara trupit gjykues kryesuar nga Rexhep Bekteshi.

*Tiranapost.al.