Aktualitet

Kokaina në banane: Shtyhet për të dhjetën herë gjyqi për biznesmenin Arbër Çekaj

Kokaina në banane: Shtyhet për të dhjetën herë gjyqi

Është shtyrë për të dhjetën herë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar çështja për Arbër Çekaj, pronarit të firmës Arbri Garden. Në kontenirët e kësaj firme u gjetën 613 kg kokainë. Sot ishte parashikuar që të mbahej seanca dhe për Donaldo Lushajn menaxher i kompanisë, dhe Armand Pezakun shoferin e kamionit që transportoi kontenierin e bananeve ku i gjet droga në portin e Durrësit në Maminas.

Mësohet se avokati i Pezakut, Ardian Visha kërkoi që çështja e tij të veçohet nga të tjerët. Avokati ka thënë se i ka gati konkluzionet që nga dhjetori, por seancat vijojnë të shtyhen. Ndërsa kërkesa për veçim të çështjes është rrëzuar nga Gjykatata.

Ndërkaq, prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 21 vite burg për biznesmenin Çekaj. Ai akuzohet për trafikun e sasisë së kokainës, sasia më e lartë e kapur në Shqipëri. Por Çekaj thotë se nuk kishte dijeni dhe se është i pafajshëm.