Aktualitet

KLGJ pezullon gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha, akuzat se lironte të dënuarit për krime të rënda

KLGJ pezullon gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha, akuzat se lironte të

Gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ky vendim për pezullimin nga detyra pason atë të GJKKO që e la gjyqtaren në masën e arrestit me burg. Ndërsa avokati i gjyqtares tha se vendimi është i padrejtë, pasi gjyqtarja jeton në shtëpi me dy fëmijë të mitur dhe banbain e tij të sëmurë, e për pasojë sipas tij duhet të lihej në arrest në shtëpi.

KLGJ njofton:

“Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten Enkeleda Hoxha me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten Enkeleda Hoxha me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë”.

Enkeleda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë vendime në favor të personave të dënuar për krime, të cilat janë favorizuar nga gjyqtarja duke i nxjerrë nga burgu. Ajo dyshohet se bashkë me 9 zyrtarë të tjerë të Gjykatës së Krujës kishte ngritur skemën për të ulur dënimet apo për të liruar nga burgu të dënuar për vepra të rënda.

Familjarë të gjyqatarës si babai dhe e motra kanë deklaruar se Enkeleda Hoxha ka marrë kërcënime që të jepte vendime për lirimin e të dënuarve dhe se ajo ka kërkuar disa herë që të transferohej, por kërkesat i janë refuzuar.

*Tiranapost.al.