Aktualitet

Kjo është pulla e Postës Shqiptare në nder të Ukrainës

Kjo është pulla e Postës Shqiptare në nder të

Në nder të vizitës së presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky në Tiranë për Samitin Ukrainë - Europa Juglindore është publikuar një pullë postare. Pulla postare i është kushtuar Ukrainës ku paraqiten dy vajza ukrainase.

Njëra me veshje tradicionale, tjetra me veshje ushtarake. Gjithashtu në pullë shkruhet: Ukraina, bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite.

Të ardhurat nga shitja e pullave postare do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit.