Këto janë rrugët që do të bllokohen sot në Tiranë për shkak të protestës së opozitës
Policia e Shtetit është vënë në gatishmëri të plotë sot. 1500 efektivë të forcave policore, FNSH, Shqiponjat dhe Garda do të jenë gjithashtu në dispozicion për shkak të protestës që opozita ka paralajmëruar sot.
Policia ka bërë me dije edhe rrugët që do të bllokohen pasditen e sotme (7 tetor)
Akset rrugore që do të bllokohen:
-Kafe “Europa” - Segmenti "Ushtari i panjohur" deri te 9-katëshet
-Shkolla "1 Maji" - kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit
-Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
-Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës
-Kryqëzimi i Librit Universitar
-Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla "Sabaudin Gabrani"
-Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”
-Rrethrrotullimi "Zogu i Zi"
-Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit
-Kryqëzimi i urës së Taiëanit
-Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”
-Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”
-Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave
-Rruga "Dritan Hoxha", përpara vendit të quajtur “Kupola”
-Kryqëzimi i pallatit me shigjeta