Aktualitet

Këtë foto Basha nuk duhej ta hidhte vërtet në Instagram se pa rrip sigurimi në timon është edhe kundra ligjit

Këtë foto Basha nuk duhej ta hidhte vërtet në Instagram se

Fotoja me kreun e PD-së Lulzim Basha në timonin e makinës është postuar fillimisht nga bashkëshortja e tij, Aurela e cila kohët e fundit, nisur edhe nga pragu i zgjedhjeve të 25 prillit është bërë tejet aktive duke postuar foto dhe video me Lulzim Bashën, larg kostumit dhe kollares.

View this post on Instagram

A post shared by Aurela Basha (@basha_aurela)

Por kreu i PD-së nuk ka vënë rrip sigurimi, ndonëse çifti në momentin e shkrepjes së fotos mund të mos ishin duke ecur apo të ndezur ende makinën, por ai duket i fokusuar duke parë rrugën. Është kundra ligjit të ngasësh makinën pa rrip sigurimi dhe kështu rrezikon edhe jetën. Fotoja me gjasë do komentohet gjerësisht në rrjet, si videoja e fundit teksa shfaqet duke gatuar.

Ndërkaq, Erion Braçe që siç duket nuk i shpëtojnë detajet, ka publikuar foton e Bashës dhe shkruan: Vendos rripin ooooo rryp! Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh ne dreke;
Ligji nuk ndroshon se je ti!

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

*Tiranapost.al.