Kërkoi ndryshimin e masës në arrest shtëpie, GJKKO lë në burg Lefter Kokën

E Premte 14 Tetor 2022, 18:41
TiranaPost
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministër i Mjedisit, Lefter Koka për zbutjen e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".
Kujtojmë se Koka akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, dhe për këtë akuzë i është vendosur masa e sigurisë arrest me burg.