Art dhe Kulturë

Këngëtari shqiptar Gjon’s Tears shpallet vokalisti më i mirë i “Eurovision 2021”

Këngëtari shqiptar Gjon’s Tears shpallet vokalisti më i

Gjon’s Tears, këngëtari shqiptar që përfaqësoi Zvicrën në Eurovizion është shpallur vokalisti më i mirë i Eurovizion 2021.

“Faleminderit për përkrahjen. Këngë të reja po vijnë dhe e radhës lançohet në janar”, shkruan Gjon në postimin që e shpall fitues.

Pak ditë më parë, faqja e Eurovision hapi një votim për çmimin “Vokalisti më i mirë i Eurovision 2021”. Pjesë e garës ishin Gjon’s Tears, Anxhela Peristeri, Destiny, Eden Alene dhe The Black Mamba.

Këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovision” nga këngëtarja Ronela Hajati, e cila u shpall fituese e edicionit të 60-të të “Festivalit të Këngës” në RTSH.