Aktualitet

Katër kandidatët pretendentë për kreun e RTSH-së

Katër kandidatët pretendentë për kreun e RTSH-së

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka miratuar katër kandidaturat që do të jenë në garë për kreun e RTSH-së. Emrat që janë përgjedhur janë Enkelejd Joti, Iris Luarasi, Moza Haxhiaj dhe Laureta Roshi. Të katërt kanë plotësuar kriteret për të qënë pjesë e garës.

Më shumë detaje rreth kandidatëve:

Enkelejd Joti tashmë është në krye të QSUT-së, dhe një rikthim në skenën mediatike është i mundshëm, më parë Joti ka drejtuar Top Channel.

Iris Luarasi, pedagoge në Universitetin e Tiranës, në departamentin e gazetarisë dhe komunikimit. Ajo ka qenë kryesisht e fokusuar te çështjet e të drejtave të grave, dhe ka drejtuar disa OJF.

Moza Haxhaj ka mbajtur për disa vite me radhë postin e kryeredaktores në RTSH, dhe ka shprehur ambicien që tashmë të mos jetë vetëm në drejtimin e lajmeve, por në një nivel menaxherial.

Laureta Roshi, gazetarja e cila është angazhuar në disa çështje të prekshme sociale.

Tiranapost.al