Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së për fletën e votimit me numra

KAS pranon kërkesën e PS-së për fletën e votimit me

Emrat e kandidatëve për deputet do të jenë me numra dhe jo me emra.

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, duke rrëzuar propozimin e koalicionit të Partisë Demokratike të regjistruar me emrin PD-AN.

PS kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra.

Në variantin e ri, zyrtar, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontal.

“Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim”, tha përfaqësuesi i KAS.