Aktualitet

Karantinë dy javë për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Karantinë dy javë për ata që vijnë nga Greqia dhe

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë sot vendimin në lidhje me personat që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Ata do të duhet të karantinohen për dy javë-14 ditë pasi të hyjnë në territorin shqiptar. Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 maj.Vendimi u mor për shkak të Pashkëve që shoqërohen me lëvizje dhe grumbullime të shumta. Por gjithashtu edhe numrit në rritje të të infektuarve nga këto dy vende.

Sa i takon Shqipërisë, situata me Covid sipas ekspertëve paraqitet e përmiresuar: Me ulje të ndjeshmë të pacientëve të shtruar, infkesioneve të reja dhe shërbimeve të urgjencës.

*Tiranapost.al.