Kamioni përplas biçikletën në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Një kamion ka përplasur një qytetar rreth 65-vjeç i cili po udhëtonte me biçikletë.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, por nuk specifikohet nëse ndodhet në rrezik për jetën, ndërkohë që drejtuesi i kamionit është shoqëruar për veprime të mëtejshme.
Informacioni paraprak i Policisë:
Më datë 05.03.2021, në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranapost.al