Aktualitet

Kalojnë në 300 rastet me Covid! Rekord i ri i testimeve në shtet e privat, 4 të infektuar humbin jetën

Kalojnë në 300 rastet me Covid! Rekord i ri i testimeve në shtet

Ka shkuar në 301 numri i rasteve të infektuarve me Covid në 24 orët e fundit, ndërkohë që rritja e numrit të të prekurve ka ardhur nga rritja e numrit të testimeve të kryera në ISHP dhe nga laboratrët privat: 1407 testime.

Ndërkohë kanë humbur jetën 4 qytetarë kanë humbur jetën: një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça. Ndërsa të shtruar në spitale janë 255 pacientë, gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 58 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore. 1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 301
Të shëruar ne 24 orë 58
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1407

Testime totale 1515782
Raste pozitive 17651
Raste të shëruara 10225
Raste Aktive 6968
Humbje jete 458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3430
Durrës 700
Shkodër 473
Fier 444
Korçë 432
Lezhë 349
Elbasan 293
Vlorë 270
Berat 215
Kukës 176
Dibër 91
Gjirokastër 86