Aktualitet

Kalimi për në Greqi nga Kakavija me rregulla të reja nga sot: Ndryshon orari dhe ditët e karantinës

Kalimi për në Greqi nga Kakavija me rregulla të reja nga sot:

Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-koronavirusit për kalimin në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës.Masat janë shtrënguar për shkak të situatës me rritje të numrit të të infektuarve.

Nga sot deri më 15 mars Kakavija do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani.

Po ashtu, është kufizuar dhe numri i personave që lejohen çdo ditë: Do të lejohen vetëm 400 nga 750 persona që ishte deri tani.

Të gjithë ata që hyjnë në territorin grek do t’i nënshtrohen testit të shpejtë, nuk do të përjashtohen as shoferët e kamionëve apo mjeteve të tjera të tonazhit të rëndë.

Personat që rezultojnë të infektuar në testin e shpejtë, nuk do mund të hyjnë në shtetin grek, ndërsa ata që do të kalojnë do kryejnë karantinën 14 ditore me detyrim. Deri më tani karantina ishte në fuqi për vetëm 7 ditë.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme njofton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe në Malin e Zi janë hapura dhe qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa test të negativizuar dhe pa karantinë.

*Tiranapost.al.