Aktualitet

Ka një afat kur do hapet Bulevardi “Zogu I”

Ka një afat kur do hapet Bulevardi “Zogu I”

Hapja e Bulevardit “Zogu I” mund të bëhet për festat e fundvitit. Lajmi u dha nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në një intervistë për ‘Ora e Tiranës’, iu përgjigj shqetësimit të një qytetareje lidhur me trafikun.

Ka një afat kur do hapet Bulevardi “Zogu I”

Veliaj u shpreh se në kryeqytet me ndryshimin e orareve të mësimit për shkak të Covid, ka katër orare piku të qarkullimit të automjeteve, ndërsa shtoi se me hapjen e Bulevardit “Zogu I” këtë fundvit, parashikohet që situata të çlirohet.

Ka një afat kur do hapet Bulevardi “Zogu I”

Bulevardi do të ketë dy korsi të automjeteve në të dy anët e tij, si dhe do rritet gjerësia e trotuarit, ndërsa do ketë dhe dy korsi për biçikletat. Në të dyja anët e bulevardit do të ndërtohen 4 sheshe të reja, sheshi i parë është sheshi “pocket” është konceptuar që të shtrohet me pllaka guri e mobiluar me gjelbërim. Sheshi “village” do të shtrohet një shatërvan me ujë të pijshëm do të mbillet një pemë e madhe e cila të krijon impaktin e qendre fshati. Në rrugën Fortuzi është parashikuar të ndërtohet sheshi Fortuzi dhe sheshi i katërt që është sheshi i “Universitetit”, i cili është parashikuar të shtrohet me tulla të kuqe.

Ka një afat kur do hapet Bulevardi “Zogu I”Ka një afat kur do hapet Bulevardi “Zogu I”Ka një afat kur do hapet Bulevardi “Zogu I”