Tubimi do të jetë pa fjalime! Ai ka nisur para kryeministrisë.
Tek selia e PD, disa anetarë të rinj të PD-së mbajnë pankartë: Make Albania free again
Një kordon policie qëndron tek kryeministria.
Një gome i është vendosur flaka nga disa protestues përpara godinës së presidencës, e cila është fikur me shpejtësi nga forcat e policisë.
Protesta e opozitës raportohet se do zhvillohet në disa rrugë të kryeqytetit, të cilat do të bllokohen nga protestuesit.