Aktualitet

Mësuesit e infektuar me Covid nuk tregojnë se mos humbin punën? Përgjigjet kryeministri: Nuk është e vërtetë

Mësuesit e infektuar me Covid nuk tregojnë se mos humbin punën?

Pyetje: Prindër janë shprehur se ka pasur mungesa mësues por nuk janë deklaruar si të infektuar me Covid. Mësuesit në një takim me Bashën janë shprehur si të shqetësuar që nëse raportojnë se janë infektuar kanë rrezik të humbin vendin e punës.

Kryeministri Rama: Është absurditet që të thuhet nga cilido qoftë që nëse raportohet me Covid humb vendin e punës. Është absurd që mund të tingëllojë normal në akteve absurde të teatrit të Bashës me aktorë që shfaqen rreth tij që ndërkohë që kanë një profesion në jetën e përditshme rreth tij vijnë si fanatikë të partisë që të flasin për absurditet të partisë. Kush mund ta besojë që mësuesi humb vendin e punës nëse sëmurët. Është marrëzi, nuk ka të tilla. Përsa i përket që një prind thotë që fshihen rastet dhe ky është një absurd total nuk ka shans që të ketë raste për tu konsideruar nga sistemi dhe sistemi të mos i konsiderojë. Janë gjëra që për fat të keq thuhen mes morisë së gjërave që përfliten pa bazë në këto kushte. Nuk mund të imagjinohet jo më të ndodhë që mësuesit të largohen pa adresë dhe të mos deklarohen nëse janë të identifikuar si persona të infektuar. Mos harroni që ka dhe raste kur dikush pranë teje është i prekur në familje dhe ti për këtë shkak karantinoresh, është gjëja më normale që mund të ndodhë. Apo kur nuk ndihesh mirë dhe mund të kesh qenë në kontakt me dikë. Nuk do të thotë që gjithë rastet janë Covid i identifikuar dhe për më tepër të fshihen. Nuk ekziston një arsye pse të fshihen dhe as nuk mund të fshihen.