Aktualitet

Ju kujtohet projekti i satelitëve mbi Shqipëri! Sot u anulua tenderi

Ju kujtohet projekti i satelitëve mbi Shqipëri! Sot u anulua tenderi

Qeveria ka anuluar tenderin për ngritjen e sateliteve. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se anulimi ka ndodhur pasi nuk ka patur asnjë ofertë të paraqitur që përputhej me dokumentat e tenderit.

Ju kujtohet projekti i satelitëve mbi Shqipëri! Sot u anulua tenderi

Projekti për lëshimin e Satelitëve u prezantua në nëntor nga kryeministri Edi Rama. Në atë kohë kryeministri u shpreh se satelitët do t’i shfrenin policisë për të patur të dhëna të përditësuara në lidhje me shkelësit.

“Projekti i satelitëve është një projekt tjetër, ju keni dëgjuar dhe keni parë shumë gallat dhe humor nuk është keq që njerëzit të qeshin, por me satelitin që do të hedhim të parin në muajin mars do të kemi në dispozicion të dhëna në kohë reale përditë dhe policia e shtetit do të ketë në dispozicion të dhëna për ndërtime pa leje dhe nuk do të jetë e varur sesa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e policisë.

I kanë sytë hapur për një familje në fshat dhe të mbyllur kur plazheve u hidhet beton ndërkohë që gjithçka do të kalojë tashmë te një sy tjetër që nuk ka kushurinj, nuk ka miq nuk ka parti, por vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve. Policia nga satelitët do të kenë të dhëna në kohë reale, për ndotjen e mjedisit, vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave, që krijojnë për ato që krijojnë sasira plehrash që janë krime mjedisore dhe polici i shtetit është përgjegjës dhe duhet që ti Identifikoje jo vetem vendndodhjen për edhe përgjegjësit.”, theksoi kryeministri.